Ndoka: Basha personazhi më i pistë në këto 30 vite, Alibeaj kishte mision sabotimin e zgjedhjeve

Në një intervistë për Ora News, kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka u shpreh se Lulzim Basha vazhdon që të jetë peng i Ramës dhe kjo është tragjedia më e madhe

Ai tha se Kemi 3 bashki të humbura nga votat e Alibashës dhe kemi një frymë përçarje të opozitës, pasi sipas tij kjo ishte detyra që kishte Alibeaj në këto zgjedhje.

Ndoka: Lulzim Basha vazhdon që të jetë peng i Ramës dhe kjo është tragjedia më e madhe. Ai është personazhi më i pistë i këtyre 30 viteve të fundit të politikës në vend. Ai po i bën keq pluralizimit dhe PD-së, por edhe vendit në përgjithësi. Edi Rama është padroni i tyre. Përderisa të kemi Bashën peng të Ramës, kjo situatë do të vazhdojë. Nuk mund të takohet Berisha me një viktimë tjetër të Bashën. Alibeaj e mbaroi me turp misionin e tij, mori autorizimin që të sabotonte zgjedhjet dhe ia arriti.

Kemi 3 bashki të humbura nga votat e Alibashës dhe kemi një frymë përçarje të opozitës. Kjo ishte detyra që kishte Alibeaj në këto zgjedhje. Tani vazhdojmë edhe me një personazh tjetër që bën mbledhje dhe është ushqim për Edi Ramën. Ne nuk patëm garë reale. Ne u futëm në garë, sepse e kemi provuar me Bashën të mos futemi në garë. Rama ka bërë 37 gjëra para se ne të shkonim në zgjedhje. E mbajti PD-në peng dhe vazhdon e mban edhe sot, duke e ndarë, dhe ku vulën e logon ia dha një minorancë në parti.

EMISIONET