Ndërpritet numërimi për votën e diasporës, Balla kërcënon komisionerin, Noka: Të numërohet çdo votë

Procesi i numërimit të votave të diasporës është ndërprerë. Partia Demokratike vendosi të ndryshonte numëruesit e saj pas kontestimeve për zarfet e mbërritura nga Greqia.

Tensionet shoqëruan për disa momente ambientet e parkut olimpik, ku përfaqësuesit e maxhorancës akuzuan administratën e KQZ, por edhe numëruesit e PD për bllokim të procesit.

Taulant Balla u shpreh se numëruesit nuk mund të kontestojnë zarfet, por fletët e votimit kur të nis procesi pasi deri më tani, po bëhej ndarja e zarfeve B nga që përmban adresën e zgjedhësit me zarfin A që përmban fletën e votimit.

Balla u shpreh se aktet e numëruesve përbejnë vepër penale që dënohet me burg, ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu u shpreh se opozita nuk gëzon besimin te procesi i votimit nga jashtë në shtetin e Greqisë.

Po ashtu Taulant Balla ka kërcënuar komisionerin e PD se do ta kallëzojë penalisht, duke ndërhyrë kështu në proces.

Ndërpritet numërimi për votën e diasporës, Balla

“Kush është prova që e konteston. Cila është arsyeja. Edhe ti nuk mund ta shkelësh ligjin edhe pse je përfaqësues e KQZ. Ti s’ke asnjë kompetencë. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmë të drejtën të bëjmë kallëzim penal”, tha Balla.

Pas tij ka reaguar per mediat edhe Sekretari i Pergjithshem i PD-se, Flamur Noka, i cili kerkoi te numerohet cdo vote.

NDIQNI MARATONËN LIVE TË ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRI

EMISIONET