VIDEO/ E mësoi LIVE ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, Berisha ndërpret konferencën, mban 1 minutë heshtje: Është lajm shokues!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mësuar live lajmin e vdekjes së Gerti Bogdanit, teksa ishte në konferencë për gazetarët.

Për këtë arsye ai ka mbajtur një minutë heshtje pas shprehjes së ngushëllimeve dhe ka mbyllur koferencën.

Sali Berisha: Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.

Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD.

I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore, dhe kontributet për vendin e tij dhe PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrate e demokrat, por edhe çdo qytetare e qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe ne qiell të hapur.

Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë, i cili tek çdo qytetare dhe qytetar, mik, shok i njohur, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani, ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi dhe të mbajmë 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri, të PD. I paharruar kujtimi i tij!

VIDEO/ E mësoi LIVE ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, Berisha

EMISIONET