Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Ulsi Manja: Lamtumirë, Kryetar!

Pas ndarjes nga jeta së ish-kryeministrit Fatos Nano, mes figurave të politikës ka reaguar edhe deputeti socialist Ulsi Manja.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Manja është shprehur për Nanon, se ai ishte ndarja mes dy botëve, aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë.

Postimi i plotë i Ulsi Manjës:

Ka politikanë që përfaqësojnë kohën ku jetojnë, dhe ka të tjerë që përfaqësojnë epoka.

Fatos Nano ishte ndarja mes dy botëve: aty ku mbaroi frika e komunizmit dhe nisi debati për demokracinë. Lamtumirë, Kryetar!

EMISIONET