“Ndajeni fëmijën në dysh e merreni gjysmat” Shabani paralelizon situatën në PD me historinë nga Bibla

“Ndajeni fëmijën në dysh e merreni gjysmat” Shabani

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurje u shpreh se  PD duket si historia në bibël me dy gra që pretendonin se ishin mamaja e një fëmije.

Ai tha se Solomoni u dha si zgjidhje që ta ndajnë fëmijën në gjysmë, duke bërë një paralelizmi me situatën aktuale të PD-së.

Shabani: Ka një histori në Bibël. Dy mama pretendonin se një fëmijë ishte i tyre dhe njëra e tërhiqte nga njëri krah, tjetra nga krehu tjetër. Solomoni tha shumë mirë dhe ta ndajë fëmijën në gjysmë dhe ta marrë gjysmën njëra, dhe gjysmën tjetra. Ajo që ishte mamaja tha “s’ka gjë ta mbajë tjetra” se donte ta mbante fëmijën gjallë.

Këta po e shqyejnë PD-në dhe janë gati ta bëjnë vetëm që të kenë aty një thoin. PD-ja duhet të ulet aty dhe të bëhen bashkë se kanë zgjedhjet para.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET