“NË PRITJE” TË RINUMËRIMIT! Të martën hapen votat në qarqet Tiranë, Fier, Durrës e dy zona në Elbasan

KQZ do të nisë të martën rinumërimin e kutive të votimit në qarqet Tiranë, Fier, Durrës dhe dy bashki të Elbasanit. Procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” me 25 grupe numërimi nga stafi ndërsa kutitë e para që do të hapen do të jenë të bashkive Peqin dhe Gramsh. Me këtë procedurë rezultati pritet të dalë pas një muaji

Të martën do të nisë procesi i rinumërimit të fletëve të votimit për qarqet Tiranë, Fier, Durrës si dhe kutitë e bashkive Peqin dhe Gramsh që i përkasin qarkut të Elbasanit.

Procesi do të zhvillohet në pallatin e sportit “Farie Hoti” nga 25 grupe numërimi që do të jenë stafi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndërsa partitë do të kenë vëzhgues.

Të parat që do të hapen do të jetën 97 kutitë e Bashkive Peqin dhe Gramsh, ku opozita pretendon për fenomenin e trenit bullgar.  Në Elbasan, PS mori 10 deputetë dhe pd 4.

Më tej do të do të rinumërohet 1282 kutitë e Qarkut të Tiranës, ku në 11 maj PS mori 19 deputetë, 13 PD, 2 mundësia dhe nga 1 Lëvizja Bashkë, nisma “Shqipëria Bëhet” dhe PSD. Fillimisht do vlerësohen votat për partitë e më tej kandidatët e listave të hapura.

“NË PRITJE” TË RINUMËRIMIT! Të martën hapen

I njëjti proces do të ndiqet dhe për qarkun e Fierit, ku do të hapen plot 580 kuti të votave në rang vendi. Aty PS mori 12 deputetë dhe 4 PD.

Qarku i fundit që do të përmbyllë procesin e riverifikimit të fletëve të votimit do të jetë Durrësi. Për qarkun bregdetar do të rihapen 275 kuti, ku përfshihen edhe disa kuti materialesh zgjedhore dhe të gjitha kutitë e diasporës. Aty ps e pd u ndanë 8 me 6 mandate.

Procesi pritet të zgjasë rreth një muaj. Për procesin e rinumërimit do të jenë gati 6 herë më pak tavolina krahasuar me zgjedhjet e 11 majit dhe si rrjedhojë do të duhet rreth 6 herë më tepër kohë se sa u është dashur numëruesve të partive politike për të vulosur rezultatin.

EMISIONET