Myzyraj: Deputetët e PD-së do takojnë përfaqësues pothuajse të çdo grupi parlamentar në PE
Gazetari, Isa Myzyraj në një lidhje ‘’Skype’’ nga Strasburgu në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për PD e rëndësishme ka qenë që ditën e sotme por edhe ditën e nesërme do të takojnë përfaqësues të pothuajse çdo grupi parlamentar në PE.
Myzyraj: Për PD e rëndësishme ka qenë që ditën e sotme por edhe ditën e nesërme do të takojnë përfaqësues të pothuajse çdo grupi parlamentar në parlamentin europian.
Përfshirë katër grupet më të mëdha parlamentare të cilët e dominojnë parlamentin europian.
Sigurisht që takimi më i rëndësishëm i ditës së sotme ka qenë ai me kryetarin e komisionit të Jashtëm të parlamentit europian, David Mcallister, një personazh i njohur edshe për shkak të dialogut që solli në Shqipëri në vitin 2017.
Ndërkohë që deputetët e PD kanë marrë mbështetjen e partive popullore europiane.

