Muzhaqi: Strategjia kombëtare për të rinjtë ka synim që të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë
Në një intervistë për Ora News, Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi u shpreh se Strategjia kombëtare për të rinjtë ka si synim që të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë dhe e bën këtë përmes 3 qëllimeve strategjike.
Ajo shtoi se tashmë kemi 61 entitet të rinjsh dhe ku përfaqësohen bashkëmoshatarët e tyre dhe janë të përfaqësuar në vendimmarrjen për qytetin e tyre.
Muzhaqi: Strategjia kombëtare për të rinjtë ka si synim që të krijojë më shumë mundësi për të rinjtë dhe e bën këtë përmes 3 qëllimeve strategjike. Qëllim i parë është fuqizimi i të rinjve në vendimmarrje dhe e bën këtë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Qëllimi i dytë lidhet me aftësimin e të rinjve dhe prek edhe praktikat e punës si dhe inovacionin. Qëllim i tretë lidhet me mirëqenien e të rinjve dhe atu kemi mirëqenie fizike dhe të gjithë komponentët që lidhen me një jetë më të mirë.

Para 2 vitesh kur mora detyrën nuk ishin krijuar këshillat rinorë vendorë në çdo qytet të vendit ku duhet të jenë si një entitet për kryetarët e bashkive. Tashmë kemi 61 entitet të rinjsh dhe ku përfaqësohen bashkëmoshatarët e tyre dhe janë të përfaqësuar në vendimmarrjen për qytetin e tyre.
