“Mund të ketë zgjedhje të parakohshme” Mziu: Duhet të dalim sa më shpejt në terren
I ftuar në Ora News me gazetaren Anila Zyberaj, deputeti i PD-së Xhelal Mziu u shpreh se në ditët të vazhdim do të ketë angazhim maksimal për ta kthyer bashkimin dhe unifikimin e grupit parlamentar të PD-së
Ai shtoi se nuk jemi në zgjedhje sepse janë pas 1 viti, por rilindja mund ta shfrytëzojë momentin për zgjedhje të parakohshme duke parë gjendjen e opozitës.
Mziu: Në ditët të vazhdim do të kemi një angazhim maksimal për ta kthyer bashkimin dhe unifikimin e grupit parlamentar, por edhe hapin për krijimin e koalicion opozitar. Duhet të vazhdojmë për më tej, sepse protesta do të ngelet një e kaluar. Duhet të jenë në terren edhe persona të tjerë publikë. Ne jemi realisht në pritje të daljes në terren për të unifikuar dhe ngritur strukturat efeciente dhe ta konsiderojmë veten sikur jemi në zgjedhje.
Nuk jemi në zgjedhje sepse janë pas 1 viti, por rilindja mund ta shfrytëzojë momentin për zgjedhje të parakohshme. Prandaj nuk është herët, por është vonë për të dalë në terren. Shumica e demokratëve presin që qendra të dalë në një veprim të tillë.


