Muçollari: Bota e shqetësuar për anijen e ngarkuar në Durrës, qeveria hesht

Muçollari: Bota e shqetësuar për anijen e ngarkuar në

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka reaguar lidhur me anijen e ngarkuar në Durrës ku dyshohet se ishte e ngarkuar me mbetje të rrezikshme.

Muçollari është shprehur se kjo histori që është lajm në mediat ndërkombëtare ka përfshire disa vende, organizata të rëndësishme të sinjalizimit, e kompani të mëdha si Maersk ndërsa e vetmja që nuk bën zë, e pashqetësuar nga kjo ngjarje, është qeveria shqiptare.

REAGIMI:

Bota e shqetësuar për anijen e ngarkuar në Durrës, qeveria hesht

Një aksion i madh ndërkombëtar po ndodh, në një gjueti të ethshme për të ndalur e kontrolluar rreth 100 konteniere në dy anije, me qindra tonë ngarkesë, që dyshohet se janë mbetje të rrezikshme.

Ndërsa hetime po bëhen, ajo që është e sigurtë deri tani, është se origjina e kësaj ngarkese, është Porti i Durrësit.

Kjo histori që është lajm në mediat ndërkombëtare ka përfshire disa vende, organizata të rendësishme të sinjalizimit, e kompani të mëdha si Maersk. E vetmja që nuk bën zë, e pashqetësuar nga kjo ngjarje, eshtë qeveria shqiptare.

Ajo që duhej të ishte ngritur në alarm e para, pas këtij zbulimi. Dyshimet për rrezikshmërinë e lendës janë shtuar edhe prej faktit se anijet transportuese kanë fikur aparaturat që tregojnë vendndodhjen.

Derisa çështja të sqarohet, disa pyetje për qeverinë tonë ngelen. Si mund të ngarkohen 100 konteniere të mëdhenj në portin kryesor të vendit, dhe askush të mos dalë e të thotë, për çfarë bëhet fjalë?

Nëse janë materie e rrezikshme, nga buron, ku del, ku prodhohet, ku strehohet? Nëse ky është një biznes ilegal i grupeve kriminale, si ka mundësi që ka ndodhur në mes të ditës?

Raportimet janë se anijet janë ngarkuar me 4 korrik. Drejtori i portit në atë ditë, në detyrë, ishte ai që u promovua, u bë Ministër i Mbrojtjes. A ka diçka Vengu për të thënë për këtë rast?

Autoritetet nga Europa, Singapori, e deri në Malajzi, janë në alarm. Vetëm rilindasit nuk ndihen. Duhet transparencë e plotë dhe e menjëhershme për këtë rast.

Kemi të bëjmë jo vetëm me sigurinë e jetës, të qytetarëve tanë, nisur nga rrezikshmëria që kanë ato mbetje, por dhe me sigurinë kombëtare, duke qënë se kjo ka ndodhur në portin tonë më të madh, që është dhe port i NATO-s.

EMISIONET