Muçi: Nëse integrimi i Shqipërisë në BE do varej nga hapat e qeverisë shqiptare, sigurisht që nuk plotësohen standartet
Deputeti i Lëvizja “Bashkë”, Redi Muçi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nëse integrimi i Shqipërisë në BE do varej nga hapat që ka bërë qeveria shqiptare, sigurisht që nuk plotësohen kushtet.
Muçi: Në fakt për hir të së vërtetës Edi Rama e ka fokusuar të gjithë fushatën e tij, të gjithë legjitimitetin e tij politik tek premtimi le të themi i futjes së Shqipërisë në BE.
Dhe sigurisht kjo është një gjë shumë pozitive për shqiptarët si perspektivë.
Megjithatë nuk duhet të harrojmë që e vetmja arsye se pse shqiptarët duan që të hyjnë në BE është që me shpresën që BE do imponojë një sërë standartesh ndaj qeverisë shqiptare që sot nuk i kanë.
Rama praktikisht është duke bërë këtë rolin e gastorit sa herë ndodhet në forume të tilla evropiane për të tentuar gjithmonë pra, për të bërë këtë presionin si të thuash për përfshirjen e Shqipërisë në BE.
Megjithatë kjo në fund të ditës është në dorën e vetë evropianëve sepse nëse do varej nga hapat që ka bërë qeveria shqiptare sa ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit, demokracinë, lirinë e medias e shumëçka tjetër, sigurisht që nuk plotësohen standartet.
Rama përpiqet që ta kompensojë atë çka nuk mund të realizojë nëpërmjet reformave në Shqipëri me batutat që hedh në forumet që organizohen nëpër Europë.

