“Mos prekni “Nënë” dhe “Baba””/ Blushi në Kuvend: Projektligji godet ADN-në e familjes, duhet të tërhiqet!

“Mos prekni “Nënë” dhe “Baba””/

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, kërkoi tërheqjen urgjente nga kalendari i projektligjit për Barazinë Gjinore.

Blushi e cilësoi këtë ligj si një përpjekje për të ndryshuar ADN-në e vlerave të familjes dhe kombit shqiptar, duke u shprehur se ai godet në themelet e traditës dhe unitetit të komuniteteve.

Ai theksoi se termat bazë të familjes, si “nënë dhe baba” apo “burrë dhe grua”, nuk duhet prekur nga ndryshimet ligjore dhe u bëri thirrje autoriteteve që të ndalojnë avancimin e kësaj nisme, që promovon axhenda antikombëtare dhe antifamiljare.

Blushi ngriti pyetje të forta mbi konsultimet e qeverisë, duke pyetur nëse ka grup interesi më të madh se komunitetet fetare, të cilat janë kundër draftit në unison.

Pjesë nga deklarata:

Kërkesë zyrtare drejtuar Kuvendit dhe Ministrit Toni Gogu: Tërhiqni urgjentisht nga avancimi i axhendave sorosiane për shkatërrimin e vlerave të familjes.

Debat me Gogun: Kush është urgjenca për miratimin e këtij ligji?

Ka vetëm burrë e grua dhe vetëm nënë e baba. Hiqni dorë nga marrëzitë e gjinive të tjera.

Mos prekni termat nënë dhe babë, burrë e grua.

Kjo nismë godet në ADN vlerat e familjes dhe kombit shqiptar.

Dëgjoni thirrjen e komuniteteve të nderuara fetare që në unison janë kundër draftit.

Pretendoni se jeni konsultuar me grupe interesi. Po a ka grup më të madh interesi se komunitetet fetare?

Pretendoni se keni folur me eurodeputetë. Me cilët? Me ata që promovojnë axhendat e Soros?

Sllovakia e miratoi me Kushtetutë, ka vetëm dy gjini: burrë e grua. Sllovakia a nuk është në BE?

Nuk na kompleksoni me idenë që kemi folur me eurodeputetë, se para se të jemi europiane, ne jemi shqiptarë.

Ndalni urgjentisht axhendat antikombëtare dhe antifamilje.

EMISIONET