Mitsotakis në Dropull, Rama iu drejtohet banorëve: Jua premtova, ja ku ua solla
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis vijon vizitën e tij në Jug të Shqipërisë, ku pas Himarës, stacioni i radhës është Derviçani i Bashkisë së Dropullit.
Ashtu si në sheshin para zyrave të OMONIA-s, edhe në këtë takim kryeministri Mitsotakis është pritur me ovacione nga banorët që i përkasin minoritetit grek të zonës.
Ashtu siç ishte parashikuar në agjendën e vizitës, në këtë bashki Mitsotakis është pritur edhe nga homologu shqipotar, Edi Rama, kryebashkiaku i Dropullit, Dhimitraq Tole si dhe ministrja Fri Krifca.
Mitsotakis është përshëndet fëmijët dhe pritet me brohorima nga njerëzit e pranishëm.
Ja, tha Rama, ju premtova që do t’ua sjell dhe e solla.


