“Mirënjohje të pakufijshme për vlerat që përfaqëson”, deputeti Gjin Gjoni takon kardinalin shqiptar Ernest Simoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2025, 13:31

Deputeti i PD Gjin Gjoni ka zhvilluar një takim në Firence me kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani).
Në një postim në rrjetin social facebook, Gjoni shkruan se i shprehu kardinalit të arrestuar në vitin 1963 vetëm pse mbajti meshën për vdekjen e John Kenedit, mirënjohje të pakufijshme për vlerat që përfaqëson, vuajtjet e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhenë për Shqiperinë dhe Kombin Shqiptar.

