Ministri i Jashtëm, Hasani takon Soreca-n: Integrimi në BE, prioritet kryesor i qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2023, 13:44
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takoi sot Të Ngarkuarin me Punë të bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorin Luigi Soreca.
Ata diskutuan për prioritetet kryesore të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, në prag të Samitit të dhjetorit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bruksel, theksoi delegacioni i BE në rrjetet sociale.
Ministri Hasani konfirmoi angazhimin e fortë të Shqipërisë për të ruajtur integrimin në BE si një prioritet kryesor të qeverisë, në këtë moment kyç për zgjerimin e BE-së, thuhet më tej.