Ministri i Financave, Petrit Malaj pret drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj pret drejtoreshën e BERZH-it për

Ministri i Financave, Petrit Malaj priti sot në një takim drejtoreshën e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova.

Malaj bëri të ditur se gjatë takimit diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me fokus sektorë prioritarë, si infrastruktura, energjia e rinovueshme, investimet e gjelbra, por edhe përmirësimin e klimës së biznesit.

“Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një mbështetëse e rëndësishme për Shqipërinë, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm”, u shpreh ai.

BERZH llogarit mbi 2 miliardë euro investime kumulative në Shqipëri, me një total prej 152 projektesh.

EMISIONET