Meta: Reforma zgjedhore e kthyer në legjendë, partitë nuk të japin një produkt të dakordësuar

Sipas ekspertes së çështjeve zgjedhore, Gerta Meta u shpreh se çështja e reformës zgjedhore është kthyer në një legjendë për parti dhe një premtim i pambajtur.
Ajo shtoi se gjasat janë se duan ta tjerrin këtë legjendën e reformës zgjedhore dhe do ta thyejnë 1 korrikun për një produkt të dakordësuar për reformën zgjedhore.
Meta: Çështja e reformës zgjedhore është kthyer në një legjendë për parti dhe një premtim i pambajtur. Pritshmëritë ishin shumë të larta këtë radhë, pasi dështoi komisioni ad hoc. Besuam fort që grupimi i dialogut do të bënte një dialog të mirëfilltë, por mesa duket gjasat janë se duan ta tjerrin këtë legjendën e reformës zgjedhore dhe do ta thyejnë 1 korrikun për një produkt të dakordësuar për reformën zgjedhore.
