Meta: Rama përdori ish-zyrtarin e FBI-së për të mbajtur pushtetin e për invenstime nga paratë e pista ruse
Kreu i PL-së Ilir |Meta në një prononcim për media deklaroi se Edi Rama e ka shfrytëzuar ish-zyryarin e lartë të FBI-së Charles McGonigal për të mbajtur pushtetin dhe për të përdorur paratë e pista ruse si "investime".
"Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbaruar në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin.
Veprimtaria e tij për të manipuluar dhe përdorur një zyrtar të lartë të SHBA ishte veç mbajtjes së pushtetit të garantojë dhe investime nëpërmjet parave të pista ruse duke i futur ato si atavizma në ekonominë shqiptare dhe duke e vendosur Shqipërinë jo në frontin e luftës dhe trafiqeve por në fundkion të mbështetjes dhe përdorimit të tyre prej Edi Ramës.
Fshehja e takimeve me Edi Ramën prej Mc Gonigal, si dhe përfshirja publike e bashkëpunëtorit të tij dhe ortakut të tij Rosini janë prova dërmuese se Edi Rama nuk përfaqëson asgjë tjetër veçse një mafioz të ulur në zyrën e Kryeministrit. Është e qartë se për Edi Ramën marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë marrëdhënie vlerash, por marrëdhënie aferash.
Edi Rama është njeriu që me qëllim dhe me strategji të mirëpërcaktuar ka kompromentuar këto marrëdhënie, është përpjekur t’i trondisë ato, është përpjekur të ulë respektin dhe dashurinë që shqiptarët kanë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në funksion të axhendave tashmë të vërtetuara proruse të tij. Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar pasi niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm," tha ai.