Meta për 'Ora News' nga burgu: Të ardhmen e PL e shoh të shkëlqyer. Ja arsyeja pse kërkova rinumërim të votave në Kavajë

Presidenti i partisë së Lirisë ilir Meta ka reaguar nga burgu lidhur me dënimin e tij me 10 ditë pa aktivitet sportiv pas një interviste live me gazetaren Beti Njuma në Ora News.
Përmes një interviste me gazetarin Andi Kurti, Meta bën me dije se e kanë dënuar pasi kaloi me 20 minuta orarin zyrtar për telefonata, gjë të cilën ai shprehen se nuk e dinte.
Meta shton se të ardhmen e PL-së e sheh të shkëlqyer.
Intervista me Ilir Metën:
Si e shihni të ardhmen e Partisë së Lirisë në këto kushte?
Të ardhmen e Partisë së Lirisë e shoh të shkëlqyer, sepse këtë e garantojnë kauzat e saj madhore.
Rrëmbimi im kriminal synonte edhe rrëmbimin e PL-së dhe vulës të saj përmes shkarkimit të Tedi Blushit si përfaqësuesi më kurajoz i PL në betejat e saj kundër Narkoregjimit.
6- Ndërkohë ju keni kërkuar rinumërim në Kavajë.
Përse kjo?
Ka qenë një kërkesë e imja vetëm për një arsye, për të kuptuar se çka ndodhur në një bashki ku kam dërguar më shumë letra se sa kam dalë me vota.
Por edhe për të ditur se ku i kam marrë, pra në cilat qendra votimi.
Analiza e detajuar e 11 Majit do na ndihmojë për rindërtimin organizativ efikas (e jo fiktiv) të PL- së kudo.
Sepse zgjedhjet vendore po afrojnë dhe ato janë shumë të rëndësishme për ne pasi na rezultuan shumë këshilltarë fiktivë, që nuk e ushtruan mandatin me përkushtim dhe përgjegjësi.
Në përfaqësim nuk është e rëndësishme vetëm sasia, por sidomos cilësia, se ajo bën diferencën dhe të fuqizon në të ardhmen.
Ndaj Edi Rama ka tmerr edhe nga një gjykatëse e vetme dinjitoze në Gjykatën Kushtetuese e kërkon ta heqi dhunshëm me çdo kusht.
Ndaj Erion Veliaj inskenoi atentatin fizik kundër Tedi Blushit në Këshillin Bashkiak me shërbëtorët e tij.
Sepse cilësia shumë shpejt të shndërron në shumicë.

