Meta: Ne ndryshe nga Rilindja, do t’i bëjmë transparente mbledhjet në këshillat bashkiakë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se koalicioni “Bashkë fitojmë” do ta nisë fitoren me Tiranën.
Ai shton se këshilltarët e tyre të ardhshëm i kanë dhënë provat e tyre ndër vite si mbrojtës të kauzave qytetare dhe të interesit publik.
Meta: Krejt ndryshe nga "Rilindja", që kishte 100% edhe të Këshillave Bashkiakë këto vite dhe kurrë nuk bëri një mbledhje të hapur për mediat e pavarura dhe qytetarët, Koalicioni "Bashkë Fitojmë" pas fitores plebishitare më 14 Maj instalon transparencën e plotë dhe të përhershme të Këshillave Bashkiakë, duke nisur me Tiranën dhe buxhetin e saj të jashtëzakonshëm prej 350 milionë euro në vit.
Garanci për këtë është jo vetëm programi ynë, por edhe integriteti i listës tonë për Këshillin e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët tanë të ardhshëm i kanë dhënë provat e tyre ndër vite si mbrojtës të kauzave qytetare dhe të interesit publik. Bashkë Fitojmë!