Meta në Durrës: Në 4 vite pushteti vendor u kontrollua nga një person, fondet ishin por u vodhën

Kreu i Partisë së Lirisë në një takim me strukturat në Durrës u shpreh se fatkeqësisht Durrësit i kanë munguar investimet pasi në 4 vite një parti/person kontrolloi të gjithë pushtetin vendor. Ai madje u shpreh se fonde ka pasur dhe ka, por ato vidhen.

Ilir Meta: Është një situatë që nuk pret më, që kërkon një zgjidhje e do ta marri në 14 maj me pjesmarrjen tuaj në këto zgjedhje që janë historike. Ajo që ka ndodhur gjithë këto vite në Shqipëri është një çmenduri që duhet ndëshkuar me votën e popullit të Durrësit e të gjithë vendit.

Ndodhi që në 4 vite një parti, për të mos thënë një person i vetëm të kontrollojë gjithë pushtetin vendor, kryetarët e bashkive dhe këshillat. Kjo dha një impakt negativ në raport me problemet e qytetarit. Është e papranueshme që Durrësi si qyteti me potencialin më të madh për të qënë i pari në Shqipëri për të ardhurat në familje, është nën mesataren e Republikës, poshtë Gjirokastrës.

Çfarë ndodh? Si nuk ka fonde për të rregulluar rrugët, kanalizimet. Ka sa të duash por vidhen.

EMISIONET