Meta luan futboll në Lezhë dhe sulmon ndërkombëtarët: Turp të kenë që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK-ut

Me bluzën e Celtic, ekipi i tij i preferuar, Ilir Meta luajti sot një ndeshje në Lezhë me strukturat e Partisë së Lirisë.

Meta hodhi sërish akuza për tradhti brenda Partisë së Lirisë, ndërsa tha se për të gjitha ata që përpiqen t’i blenë lojtarët ka ruajtur dy surpriza që pritet t’i bëjë publike në Konventën e 27 prillit.

''Jemi gati për t’i mbrojtur ngjyrat Celtic.

Sapo kam zbritur nga vendi i shenjtë i Sarisalltik për t’i treguar vendin Vitor Tushes, Val Gjetës dhe gjithë atyre që në vend se të merren me Konventën historike që vjen më 27 prill, përpiqen të më blejnë mua lojtarët.

Ta dinë mirë se kam dy surpriza që po i ruaj për minutën e fundit.

Ne nuk e mbështesim fitoren tek komprometimi i kundërshtarit siç bën Edi Rama, e aq më keq Vitor Tushën e Val Gjetën.

Ne e mbështesim te vlerat më të mira të Celtic që janë qëndrueshmëria, solidaritetit, fitorja dhe vetëm fitorja'', tha Meta.

Nga Lezha, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk ka kursyer edhe akuzat ndaj SPAK, ndërsa kësaj here në shënjestër vendosi edhe ndërkombëtarët.

Këta të fundit kanë reaguar ashpër ndaj sulmeve që Meta i ka bërë Altin Dumanin, por kreu i PL i quajti të paturp që nuk reagojnë për urdhrat që Rama i jep SPAK.

''Trup të kenë të gjithë ata ndërkombëtarë që nuk reagojnë kur Rama urdhëron SPAK dhe i jep akuzat për Berishën, i cili nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, por po izolohet pse Rama terrenet sportive i ktheu në kantiere betoni.

Këto ngjyra të jashtëzakonshme na bëjnë që të jemi gjithmonë me të vërtetën dhe me të drejtën.

Sa i takon atyre që kërkojnë ndihmë për deklarata për të mbrojtur kapjen e tyre që e shohim me sytë e tyre të gjithë shqiptarët, ky është problemi i tyre.

Sa do përpjekje të bëjë Ramaforma për të shkatërruar pluralizmin politik, kjo është e sigurt që është e dështuar.

Sado të përpiqet të marrë peng njerëz të caktuar njerëz brenda opozitës për të shkatërruar pluralizmin, është mision i pamundur.

Vendimet që do merren në Konventë do jenë shumë të rëndësishme për të kthyer reformën në drejtësi në shinat kushtetuese, që janë 140 vota dhe jo 69 votat e Arta Markut dhe të atij lloj SPAK që thotë afërmendsh Gjykata do vendosë ca thotë Prokuroria”, tha Meta.

Kushtetuta thotë qartë që sovraniteti i përket popullit, SPAK dëshiron të hyjë në lojë politike, të vijë të garojë siç u ndeshëm sot në Lezhë. Nëse dëshiron ti qëndrojë kushtetutës të bëjë punë e tij, por është shumë larg pritshmërisë”, u shpreh Meta.  

 

EMISIONET