META E VELIAJ ANKOHEN! Kryebashkiakut GJKKO i mban në sekuestro banesën
Në javën e fundit të qershorit dhe në të parën e korrikut gjkko do të rimarrë në dorë dy nga çështjet më të nxehta. Ish-Presidenti Ilir Meta kërkon daljen nga burgu duke argumentuar se janë shkelur afatet. Nga ana tjetër, edhe Erion Veliaj apelon për daljen nga qelia ku qëndron prej datës 12 shkurt
Temperaturat e larta do të shoqërohen edhe me dosje të nxehta që do të shqyrtohen nga GJKKO. Ish-presidenti Ilir Meta, por edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kanë paraqitur kërkesën për të dalë nga burgu, ndërsa janë në hetim për korrupsion në çështje të ndryshme.
Për ish-kreun e Shtetit njëkohësisht kryetar i partisë së lirisë seanca do të zhvillohet në 20 qershor, përmes avokatit meta shprehet se janë shkelur afatet proceduriale dhe në këto 8 muaj nuk ka pasur informacion mbi hetimet. Duke iu referuar dosjes “Gëllçi”, kërkon një masë më të lehtë si arrest në shtëpi.
Nga ana tjetër për kryebashkiakun e Tiranës, seanca do të mbahet në datën 8 korrik në mesditë. Ai kërkon lirimin nga burgu. Prej 12 shkurtit ai është nën masën e arrestit nën akuzen e korrupsionit, pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë. Më herët kjo gjykatë nëpërmjet shortit ka përcaktuar edhe kryesuesen e kësaj seance e cila është zgjedhur Albana Boksi.
Përveç Veliajt, në Gjykatën e Lartë rekurs ka paraqitur edhe Elman Abule dhe Shkëlqim Fusha.
Kta dy të fundit sipas SPAK janë njohje e afert e Veliajt ku kanë përfitur tendera të dyshimte.
Pjesë e dosjes se korrupsionit eshte edhe Ajola Xoxa bashkë me biznesmenët e tjerë si: Gentian Sulaj, Meriam Palushi dhe Fatmir Bektashi. Ndërkohë këtë të martë Gjykata e Posaçme zhvilloi një seancë ku prokurori Ols Dado raportoi mbi informacionet dy mujore.
Gjithashtu këtë të martë GJKKO rrëzoi kërkesën e biznesmenit Gentian Sula të kompanisë “Agi Kons” për heqjen e sekuestros së një apartamenti në kompleksin “Kodra e Diellit” që SPAK dyshon se përdorej nga Veliaj.


