Meta do qëndrojë në burg/ Avokati Cakrani: Gjykata sot ka krijuar një precedent të rrezikshëm
Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili një ditë më parë përmes avokatit të tij kërkoi shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.
Sipas Cakranit Meta përmbush të gjitha kushtet ligjore por që SPAK e mban në burg pa të drejtë.

Ilir Meta ka humbur nje tjeter beteje me drejtësinë pasi gjykata e posacme vëndosi këtë të mërkurë rrezimin e një tjeter kerkese atë të shuarjes se masës së sigurisë.
Sipas avokatit Kujtim Cakrani kërkesa e ish presidentit është mëse e drejtë pasi janë shkelur afatet e paraburgimit.
Por pavarësisht dështimit në shakallën e parë, këtë të enjte apeli do të shqyrtojë një tjetër kërkesë të Metës, për revokimin ose zbutjen e masës së sigurisë me gjykatëse në këtë çështje do të jetë Saida Dollani.
Aktualisht dosja ndaj Metës ndodhet në senacë paraprake pasi spak e ka marrë të pandehur për 3 vepra penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Në akuzë është edhe Monika Kryemadhi përballet me të njëjtat akuza.
Para drejtësisë është dhe Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, Fatime Kryemadhi akuzohet për pastrim parash, dhe Ema Coku.

