Meta dhe Xhixho urojnë Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim: Do të jetë avokate e fortë e tyre

Meta dhe Xhixho urojnë Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për

Kreu i Partisë së Lirisë dhe deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho kanë uruar për detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, avokaten Esmeralda Demiraj.

"Kënaqësi që së bashku me Nënkryetaren dhe deputeten e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho të uroja për detyrën e Kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, avokaten Esmeralda Demiraj.

Jam besimplotë se në drejtimin e LGI-së, Znj. Demiraj do të jetë një avokate e fortë e politikave për të drejtat e grave dhe fuqizimit të rolit të tyre në shoqëri si dhe për krijimin e më shumë mundësive për mbështetjen e tyre në përfaqësim, sipërmarrje dhe punësim.

Për Partinë e Lirisë, gratë dhe nënat shqiptare janë në fokusin kryesor të saj dhe LGI me energjitë e reja do t’i japë një dimension të vrullshëm angazhimit dhe përfaqësimit të tyre në politikëbërje."

 

EMISIONET