Mesazhi i ambasadës së SHBA-së për 11 majin, Caushaj: Ka ndryshim në politikën e jashtme amerikane

Politologia, Rezarta Caushaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ka një ndryshim në drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe kjo reflektohet edhe në mesazhet e ambasadës amerikane për zgjedhjet në Shqipëri.

Caushaj: Mënyra se si e shikoj unë është se ka një ndryshim në drejtimin e politikës së jashtme amerikane dhe reflektohet në të dyja këto mesazhe.

Para 4 vjetëve politika e jashtme amerikane jo këtu në Shqipëri por edhe tjetërkund tentonte të ishte më shumë ndërhyrëse.

Ne kishim zonjën Kim, mund të publikonte ambasada amerikane 4 mesazhe në ditë në Twitter, pastaj kishte deklarata, pastaj vizita në institucione.

Pra Ambasada amerikane ishte gati gati një aktor aktiv në politikën e brendshme.

Kemi arritur në atë ditë që faktikisht administrata Trump ka përqafuar doktrinën e sovranitetit.

Pra çfarë ndodh brenda një vendi në politikën e brendshme i takon institucioneve, i takon atij populli dhe ne thjesht i përëmbahemi rregullave të politikës.

EMISIONET