Merret VENDIMI/ Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Zv. Kryeministren

Gjykata e Posaçme ka vendosur Pezullim nga ushtrimi i detyrës dhe funksionit publik dhe ndalim i daljes jashtë vendit si masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, konfirmuan burime të njohura me faktet, dhe në kushtet kur nuk ka ende një njoftim zyrtar.

Vendimi sipas burimeve është dhënë nga gjyqtari Erjon Çela, ndërsa masën e ka kërkuar prokurori i SPAK, Dritan Prençi, si pjesë e një hetimi për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, një e denoncuar nga opozita lidhur me procedurat e prokurimit të tunelit të Llogarasë.

Pasi lajmi u raportua në media, zëvendës kryeministrja Balluku shkoi në Kryeministri, sic tregojnë këto pamje.

Gjykata e Posacme ndërkohë përmes një reagimi tha në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun, në lidhje me masën e Sigurisë për zëvendës kryemistren, pasi masa e sigurimit kanë karakter secret.

Nga Kuvendi të mërkurën, Balluku konfirmoi mbështetjen për institicionet e drejtësisë, ndërsa tha se nuk do të bëjë asnjë koment për cështjen deri në përfundim.

Burime ndërkohë bënë me dije se Gjykata e Posacme ka dhënë edhe dy masa të tjera sigurie arrest me shtëpie për dy zyrtarë të tjerrë.

Bëhet fjalë për Gentian Gjylin, drejtorin aktual të ARRSH dhe Erald Elezin, drejtor i KESH.

Masa ndaj tyre sipas burimeve ka të bëjë me veprimtarinë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave në tendera që janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme.

EMISIONET