'Mero Baze me pallat 10-katësh buzë Jonit në Sarandë', Noka: Nga i siguruat këto dhjetëra miliona euro? SPAK po hesht!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, në një postim në Facebook, ka ngritur shqetësimin për një tjetër rast të pasurisë së pashpjegueshme që përfshin gazetarin Mero Baze.
Sipas një denoncimi të bërë nga Qytetari Dixhital, Baze rezulton të jetë i lidhur me një tjetër pronë buzë Jonit, me vlerë miliona euro. Godina 10-katëshe ndodhet e papërfunduar në zonën e ish Kampit të Punëtorëve në Sarandë, pranë resortit luksoz Santa Quaranta.
Pyetjet për gazetarin janë të shumta dhe të drejtpërdrejta:
Mero Baze, a mund t'i tregoni opinionit publik se çfarë ju lidh me këtë pallat? Dhe nga i siguruat këto dhjetëra miliona euro për ndërtesa të tilla në një nga zonat më të shtrenjta bregdetare të vendit, kur bilancet e gazetës dhe portalit tuaj rezultojnë me fitim thuajse zero?
E njëjta pyetje i drejtohet edhe prokurorëve të SPAK-ut:
Si është e mundur që një individ pa një kapital të tillë të deklaruar, të ndërtojë një pallat shumëkatësh në vijën e parë të Sarandës, pa u hetuar?
Postimi i plotë:
Qytetari Dixhital bën punën që duhet të bënte SKAP-i. Informon nga terreni se Mero Baze zotëron një tjetër pronë buzë Jonit, me vlerë miliona #euro.
Godina 10-katëshe gjendet e papërfunduar në zonën e ish Kampit të Punëtorëve në #Sarandë, pranë resortit Santa Quaranta..
Mero Baze, a mund t'i tregoni opinionit publik se ç'ju lidh juve me këtë pallat? Dhe nga i gjetët këto dhjetëra miliona euro për ndërtesa të tilla në brezin më të lakmuar bregdetar, kur bilancet e gazetës e portalit tuaj rezultojnë me fitim thuajse zero?!
E njëjta pyetje vlen edhe për prokurorët SKAP-istë:
Si është e mundur që dikush pa një kapital të tillë të deklaruar, të ndërtojë shumëkatësh në vijën e parë të Sarandës?

