MEPJ gati për të pritur grupin e dytë të praktikantëve, Hasani: Orientim të rinjve në rrugëtimin profesional

MEPJ gati për të pritur grupin e dytë të praktikantëve,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po përgatitet që për pak javë, të mirëpresë për herë të dytë brenda vitit, një tjetër grup të të rinjve e të rejave që kanë interes për të kryer praktikën pranë MEPJ.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se, mundësi të tilla, jo vetëm orientojnë të rinjtë në rrugëtimin e tyre profesional, por njëherësh janë  energji e burim njerëzor për institucionet tona.

“Gjatë praktikës në MEPJ, mbi të gjitha do të marr me vete një rrjet njerëzish të përkushtuar ndaj punës së tyre. Jam shumë e lumtur të ndaj me ju edhe faktin që jam pranuar për një internship 6 mujor në Bruksel në Parlamentin Evropian dhe për këtë MEPJ ka qenë një pikë tepër ndihmuese”, u shpreh një prej praktikantëve.

Një tjetër praktikante theksoi se, “ka qenë një eksperiencë mjaft edukuese por edhe argëtuese. Këtu mësova një kulturë shumë të mirë pune, por mu ngjall dhe dëshira të përfaqësoj vendin tim në Shqipëri, por edhe jashtë”.

“Pas përfundimit të studimeve të mia në Pragë në Republikën e Çekisë aplikova për programin e praktikave të punës së MEPJ, ku u përzgjodha për një periudhë 3 mujore. Do ta cilësoja si një nga eksperiencat më të bukura dhe më të vyera për fillimin e karrierës time”, u shpreh një tjetër praktikante.

“Gjatë praktikës time në MEPJ përmirësova akoma dhe më shumë aftësitë e mia profesionale”, u shpreh një praktikant.

Një tjetër praktikante e cilësoi praktikën pranë MEPJ, si “një eksperiencë e cila do mbetet në kujtesën time dhe patjetër kam mësuar shumë gjëra”. “Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. Falënderoj MEPJ-në për mundësinë e dhënë”, theksoi një tjetër praktikante.

EMISIONET