''Mënyra sesi flet është niveli 'ZH'', Tolka: Veliaj nuk është në burg për ato që duhet të jetë
Aktorja Adriana Tolka, pjesë e Primareve e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj nuk është në burg për ato që duhet të jetë dhe se niveli i diskursit të tij është për faqe të zezë.
Tolka: Niveli i diksursit të tij (Veliajt) nga burgu është për faqe të zezë.
Mendo se ç’njeri dhe gjithë armata mavi si ai e udhëheqin këtë vend aktualisht.
Niveli i tij është niveli ZH sesi flet.
Erion Veliaj nuk është në burg për ato që duhet të jetë.
Mund të jetë 1/1000 e pasurisë së tij për çfarë po akuzohet.
Inceneratorët, ka vdekur ai djali atje 15-vjeç Ardit Gjoklaj, nuk e di a preken ato zonjat e pushteti që janë nëna.
Dhe teatri, teatri i ka ngrënë ca koka.
Disa njerëz që kanë hedhur firmat, janë ngrënë ca koka.
Një drejtor atje u shkarkua.

