Mbërrin Meloni, Rama e mikpret i ulur në gjunjë, kryeministrja në siklet: Edi stop
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2025, 11:31

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbërritur në Tiranë.
Ajo u prit me dashamirësi të madhe nga kryeministri Rama, i cili tregoi dhe një gjest mirësjelljeje ndaj saj duke larguar çadrën dhe duke u ulur në gjunjë.
Duket se Meloni është ndier në siklet duke thënë: Edi stop... E bën këtë që të jetë i gjatë njësoj me mua," tha Meloni, për ta kaluar situatën me shaka.

