Meçe: Nuk ishte kongres ai i PS-së, kishte përmasa publicitare, Rama i tha JO Greqisë për Belerin
Në një intervistë për Ora News, inxhinieri Arben Meçe u shpreh se nuk e pa si një kongres të jashtëzakonshëm atë të sotmit që mbajti PS.
Ai shtoi se kryeministri Edi Rama mbajti një qëndrim të qartë për Belerin dhe presion e Greqisë, që do t’i bjerë bumerangë vetë Greqisë.
Meçe: Nuk e pash si kongres të jashtëzakonshëm. Ato ndryshimet strukturore priteshin në kongres. Përpos disa platformave që kishin ato sqarimet dhe ekspozimeve, pjesa tjetër nuk ishte një kongres, sepse kishte vetëm përmasa publicitare.
Rama mbajti një qëndrim të qartë për Belerin dhe presion e Greqisë, që do t’i bjerë bumerangë Greqisë. Kishte populizëm sepse kishte tipare pozitive nacionaliste, sepse i tha një JO të madhe në marrëdhënie me Greqinë që nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë. Veto e Greqisë nuk është parimore dhe është në kundërshtim me parimet e evropiane.