''Me opozitën na ndajnë disa gjëra'', Dashamir Shehi: Partitë e reja janë përzënë me ligj
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se partitë e reja janë përzënë me ligj dhe se me opozitën ka ca gjëra ku ndahen.
Shehi: Këtë radhë opozita ka shumë elemente brenda.
Ca më të rinj, ca më të vjetër, ca të përgojuar, ca të papërgojuar por gjithsesi ka një diçka që i lidh.
Është lufta kundër kësaj qeverie, deri këtu jemi në një farë mënyre bashkë.
Midis njëri-tjetrit sigurisht që kemi ndasi. Ka ca motive që jemi ndarë. Na ndajnë ca gjëra.
Njëher na ndan përqasja politike në raport me demokracinë që po themi me ligjin zgjedhor.
Me mënyrën se si po votohet. Na ndan raporti me drejtësinë e re.
Siç kemi elementë bashkë kemi edhe gjëra që na ndajnë. Kjo në Shqipëri nuk është se është mbyll në rrugë demokratike.
Kjo është mbyllur në mënyrë autoritare. Që nga marrëveshja shumë e keqe e vitit 2008, shkatërrimi I demokracisë në Shqipëri.
Midis Ramës dhe Berishës, çfarë bënë këto?
Këto kanë bërë një ligj ti që thu se duhet të jemi 8-9 grupe dhe unë si qytetarë të shkoj të zgjedh njërin, këto e kanë mohuar me ligje.

