"Me BE dhe kur të shkatërrohet", Rama bën avokatinë e Merkel: Gazin e pisët rus nuk po e zëvendësojnë me burime të pastra

Nga mbledhja e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kryeministri Edi Ramatha se Shqipëria do i qëndrojë besnike BE-së edhe nëse unioni do pushojë së ekzistuari.
Duke shprehur mbështetjen për Komunitetin Politik Europian, Rama tha se Shqipëria dhe Serbia ndodhen në zemër të Europës dhe pavarësisht përpjekjeve për ti afruar me Lindjen, do të vazhdojnë të mbajnë sytë nga Europa.
Rama foli edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se në disa vende presidenti rus Vladimir Putin shihet si hero, por sipas tij kjo gjë nuk ndodh në Shqipëri.
Shefi i qeverisë shqiptare bëri dhe avokatinë e Angela Merkel e cila ka qenë në shënjestër të kritikave për gazin rus.
Rama: Nuk i përkasim klubit të madh të vendeve të Ballkanit Perëndimorë që për përjetojmë këtë rënie të imazhit të BE-së. Çfarë do të ndodhë, ne do i mbetemi krahë BE-së. Ne i qëndrojmë besnik perandorive. Edhe nëse BE do të zhduket ne aty do të jemi. Ne aty do të jemi. Ju qeshni, pas shumë ditëve depresive ju takon të qeshni. Lidhur me Komunitetin Politik Europian është diçka shumë e mirë, diçka franceze për paqen. Ka lindur me abatin e Shën Pjetrit në 1712 me traktatin e paqes së përhershme.
Sipas propozimit të tij, paqja mund të vinte vetëm nëse Rusia do të bashkohej me Europën dhe këdo tjetër që do të ishte asokohe me Turqinë dhë të bënte diçka të madhe. Të pranonte një rend universal dhe të hiqte dorë nga pjesa e sovranitetit. U desh ca kohë për t’ju rikthyer këtij propozimi.
U prezantua kohë pas kohe nga Franca. Gjithmonë u kundërshtua. Në fakt ndodh se ishin më të ndershëm sesa disa që thanë jo jo jo, kjo nuk do të funksionojë asnjëherë. A do të funksionojë? Këtë nuk e di, por duket ide e mirë që ne të përfshihemi në një komunitet europian edhe pa qenë pjesë e BE-së. Sepse e dimë që francezët nuk janë shumë entuziastë që ne të jemi brenda BE-së.
Meqë ra fjala gadishulli ynë quhet Europë përpara sesa Europa të quhej Europë. Por ndodhi një gabim që u quajt Ballkan. Kjo gjëja e re, ky Ballkani Perëndimor është shpikur për të na afruar pak me një anë tjetër, me Turqinë, sepse ne e dimë sesi shkuan gjërat me Turqinë. Doja që serbët të shkojnë diku tjetër, por nuk mund të shohin askund tjetër. Por ne këtu jemi, në zemër të Europës dhe nuk shkojmë askund.
Putini në disa vende po shihet si hero, por jo në Shqipëri, sepse në Shqipëri realiteti është ndryshe. Unë dhe presidenti serb kemi një mosmarrëveshje shumë të madhe lidhur me atë që ai e quan pjesë të Serbisë dhe unë e quaj shteti i lirë i Kosovës. Unë kam argumentat për këtë. Por kjo nuk më bën mua të verbër karshi nevojës për ti mbajtur të gjithë bashkë.
Ka shumë kritika ndaj Angela Merkelit dhe politikanëve të verbër që morën gazin rus dhe po e zëvendësojnë tani. Mënyra sesi e kuptoj unë botën është se nuk po e zëvendësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë.
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front kur vjen puna për të dënuar Rusinë, pushtimin. Kur vjen fjala te sanksionet, po, mund të jetë e bëshme për këdo. Por duhet të kuptojmë se po, sanksionet janë mirë. Por ndërkohë shtetet e BE kanë fonde rimëkëmbje, në rajon nuk kemi.
Nëse BE do të na bëjë pak më tepër pjesë kjo është diçka që duhet ta marrim. Flasim për Serbinë se është më trendi por Maqedonia e Veriut është shumë e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të krijojë probleme.
Gazetari: Kur aludoni për gazin nga Lindja e Mesme e keni fjalën për Katarin?
Rama: Ajo për çfarë po flas është ajo çfarë them jo ajo që komentoni ju. Nuk ishte për të fajësuar ndokënd. Por para se të fajësoni Angela Merkelin mendoni sa hipokrit jeni sepse kur ajo e bëri askush nuk tha: Jo jo nuk duam gaz të lirë, duam gaz shumë të shtrenjtë se e duam të pastër, duam gazin demokratikm, stabël.

