"MC Ganigal", Berisha: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, Rama njeriu më i inkriminuar në Europë
Kreu i PD Sali Berisha jashtë parlamentit deklaroi se skandali me ish-zyrtarin e FBI dhe përfshirja e kryeministrit Rama ka vënë në rrezik sigurinë e SHBA-së, NATO-s. Sipas tij Rama është personi më i inkriminuar në Europë.
Sali Berisha: Parlamenti ka ditën e turpit, ditën e fundit. Refuzon kërkesën më legjitime të një grupi deputetësh për të zhvilluar një debat me urgjencë. Një çështje që ka tronditur gjer në palcë vendet e lira se në çfarë afere është përfshirë Shqipqëria.
Imagjinoni se si ky kryeministër ka vënë në kërcënim, në rrezik sigurinë e SHBA-së, sigurinë e NATO.
Imagjinoni ju një vrasës me pagesë që merr para nga kryeministri për të vrarë opozitën shqiptare. Ne këtë nuk e kalojmë. Rama është sot njeriu më i inkriminuar në Europë e më gjerë. Kam bindjen se drejtësia amerikane do të thotë fjalën e saj ndaj këtij krimineli, por para saj duhet të flasin shqiptarët, parlamenti.
Rama me dy bashkëpuntorë ka trajtuar si aset privat shefin e inetligjencës së FBI. Jemi në situatën më të jashtëzakonshme që mund të kemi qënë ndonjëherë si vend. Vetëm një betejë e gjithëanshme mund të jetë shpëtimtare për Shqipërinë.
