MBLEDHJA “E FSHEHTË”/ Berisha nuk po ikën, demokratët “më të votuar” nisin testimin e forcës në PD (EMRAT)
Një tryezë e pazakontë, që zgjati rreth tre orë në një hotel privat në Tiranë, mblodhi sot një grup prej figurave më të votuara të Partisë Demokratike si nga listat e hapura, ashtu edhe nga procesi i primareve në një diskutim të fokusuar tek e ardhmja e forcës blu.
Në takim morën pjesë Ervin Salianji si dhe një sërë kandidatësh që në zgjedhjet e 11 majit dolën ndër më të mbështeturit nga demokratët në qarqet respektive: Ilir Alimehmeti (në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (Durrësit), Gent Cela (Fier), Qani Xhafa (Elbasan), Ted Kopliku (Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Dibër), Alma Kore (Gjirokastër), Parid Mahmutaj (Berat), Nada Daullja (Vlorë), së bashku me disa prej kandidateve e kandidatëve të tjerë që kanë marrë vota të larta në procesin e fundit.
Burime nga pjesëmarrësit bëjnë me dije se qëllimi i takimit nuk ishte ngritja e një grupimi formal, por mbledhja e përvojës së njerëzve që kanë testuar besimin qytetar.
Diskutimet u përqendruan në nevojën për të rikthyer “ADN-në fituese” të PD-së përmes hapjes së partisë, meritokracisë dhe përfshirjes më të madhe të atyre që kanë marrë mbështetje reale në terren.
Nuk është e qartë nëse takimi ka për qëllim krijimin e një fraksioni brenda PD-së.


