Mbështetësit poshtë shtëpisë së tij, Berisha flet nga dritarja: Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit

Ndërkohë që mbështetësit e tij janë mbledhur poshtë banesës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha iu është drejtuar me me një fjalim nga dritarja e shtëpisë së tij.

Pasi valëviti flamurin shqiptar dhe atë të PD-së, Berisha u shpreh ndër të tjera se kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij. 

“Vendosën ti ndërpresin Sali Berishës cdo komunikim me ju, por unë do ju rrëfej ju një gjë.

Miqtë e mi, unë dhe cdo njëri prej jush kemi dy kushtetuta. Kushtetutë supreme kemi ndërgjegjen tonë, ajo është hyjnore dhe i bindemi asaj njëlloj si zotit.

Ndaj ju garantoj ju se Sali Berisha do të mbrojë vetëm atë që është në interesin tuaj dhe në interesin e demokratëve dhe në interesin e Shqipërisë.

Përveç kësaj saj vendi, kombi ka një kushtetutë që përdhoset dhe shkelmohet cdo ditë nga diktatori i bandave, Edi Rama.

Kushtetua ka një nën te saj, nenin 17 që përcakton se nuk ka kryeministër, gjykatës dhe prokurorë që të mohojë lirinë e shprehjes. Horat ligj nuk kanë, moral nuk kanë.


Ndaj dhe ne respektojmë kushtetutën supreme.

Kjo është një betejë që ka mision rikthimin e pluralizmit pas zhdukjes së tij.

Sot unë paraqita në Facebook flamurin e PD, në fakt ai është flamuri i pluralizmit, flamuri i partisë që solli pluralizmin.

Edi Rama është vërsulur ndaj cdo demokrati, me shpresën se do mund të arkivojë në historinë PD.

Ne jemi këtu sot për tu betuar para ndërgjegjes tonë se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha.

EMISIONET