Mazhoranca s’e shmang dot përballjen fizike me opozitën, Dogjani: Nuk do ketë nesër normalitet në seancë

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” theksoi se pas vendimeve të mazhorancës për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, që kanë kulmuar me përjashtime të dhjetëra deputetëve, apo edhe me mbylljen e dyerve të Kryesisë së Kuvendi.

Nisur nga kjo situatë e tensionuar, Dogjani paralajmëroi se edhe seanca plenare e thirrur për ditën e nesërme nuk do të ketë normalitet.

Po ashtu, ligjvënësi demokrat referoi edhe progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili i ka kushtuar vëmendje edhe refuzimit të Komisioneve Hetimore nga mazhoranca, që së fundmi ka shkaktuar kaos në punimet e Kuvendit.

Raporti i Komisionit Europian konstaton se e drejta e opozitës për Komisione Hetimore garantohet nga Kushtetuta.

“Refuzimi i mazhorancës me argumentin që do ndryshojë ligjin për Komisionet Hetimore nuk qëndron për sa kohë ligji ekzistues është në fuqi.

Ndaj ne këtë çështje do ta çojmë në Gjykatë Kushgtetuese”, u shpreh deputeti demokrat Asllan Dogjani.

lili saraçi asllan dogjani

EMISIONET