"Motra solli në Tiranë dokumentin final"/ Marrëveshja për pensionet, Rama: Nga 1 qershori shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin se nga 1 qershori 2025, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet.

Ai e quan kryeministren italiane Giorgia Meloni si "motra" që solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve.

Gjithashtu Rama thotë se kjo marrëveshje tregon për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

Postimi i Ramës:

LAJM I MIRË
dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë

 

EMISIONET