Manja takohet me Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe: Të angazhuar për reforma të qëndrueshme

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është takuar me ambsadorin e ri të Britanisë së Madhe, Nick Abbot në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.
Postimi i Manjës:
I urova mirëseardhjen ambasadorit të ri të Britanisë së Madhe, Nick Abbot , në takimin e Komisionit të Përbashkët Mbikëqyrës.
Bashkëpunimi ynë mbetet i fuqishëm në fushat me interes të përbashkët si transferimi i të dënuarve , investimet në sistemin penitenciar dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve tona njerëzore .
Të angazhuar maksimalisht për reforma të qëndrueshme në drejtësi dhe sistemin penitenciar!

