MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

Nga Ferdinand Dervishi

Skandali i vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS të Policisë së Shtetit implikon dy ish- ministria të Brendshem, Bledi Çuçin dhe Taulant Ballën, që të dy të vendosur në lista të sigurta për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga Kryeministri, 1 ish – drejtor të Përgjithshëm të Policisë dhe një numër rë madh zyrtarësh të tjerë të rangjeve të ndryshme të policisë.

Komisioni Hetimor parlamentar, pasi i mori në pyetje të implikuarit, përgatiti kallëzim për shpërdorim detyre adresuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Kuvendi e kishte për detyrë ta dorëzonte këtë kallëzim në SPAK por nuk e ka bërë.

Deputeti i Partise Demokratike, Ervin Salianji, kryetar i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e TIMS, tashmë i dënuar, pasi konstatoi se Kuvendi nuk e kishte dorëzuar kallëzimin në SPAK, deklaroi, në datën 6 shtator 2024, se ai vetë i kishte dorëzuar materialet e Komisionit Hetimor pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë ditës së djeshme, mediat emetuan vendimin e Prokurorisë së Tiranës për marrjen si të pandehur të Drejtorit të Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, një zhvillim që të bën të dyshosh se SPAK nuk është angazhuar me këtë çështje sepse nuk i ka mbërritur kurrë ndonjë kallëzim.

Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme (SPAK) konfirmoi, mëngjesin e sotëm, se për çështjen e TIMS, në sekretarinë e saj nuk është dorëzuar asnjë kallëzim.

Vjedhja e të dhënave të TIMS u krye nga njerëz me precedentë penalë, të cilët me urgjencë u katapultuan si drejtorë, në majë të Policisë së Shtetit, me urdhër të ministrave Çuçi dhe Balla si dhe me firmën e ish Drejtorit të Përgjithshëm.

Ju premtoj shqiptarëve që kallëzimi penal për skandalin e TIMS, ku përfshihen dy ish- ministriat e Brendshëm dhe të tjerët, do të dërgohet në sekretarinë e SPAK brenda një jave.

Boll me krim pa ndëshkim!

Boll me pazare në kurriz të shqiptarëve!

MANIPULIMI – Për skandalin e TIMS nuk ka kallëzim në SPAK

EMISIONET