Manaj: Më shqetëson se këtu nuk ka medie kritike me Veliajn, shoh vetëm kronika të gatshme
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, gazetari Arben Manaj u shpreh se nuk sheh asnjë kritik të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai tha se të gjitha televizionet japin kronika të gatshme dhe nuk ka asnjë gazetar aty, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ndodh në Londër.
Manaj: Unë e kam shtëpinë pas Shkollës Së Baletit dhe është një rrugë aty nja 500 metra dhe pa asfalt, është një katastrofë. Ajo që mua më shqetëson me kreun e bashkisë së Tiranës është se nuk shoh asnjë kritik të Veliaj. Unë e pranoj se kush punon edhe gabon.
Por ama nuk shoh në asnjë televizion kritik ndaj tij,. Të gjitha televizionet japin kronika të gatshme, pas një gazetar dhe pa asnjë logo të televizioneve. Kjo nuk ndodh në Londër. Aty mund ta shohësh 3-4 herë kryebashkiakun, ndërsa këtu e ke çdo natë.
Emisioni “Ora e Betit” nga Beti Njuma transmetohet çdo të martë dhe të mërkurë në RTV Ora, në orën 20:45.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.


