Malësia: PS solide në votues, ka administratën pas, ndaj votuesit gri Rama ka bërë shumë gafa
Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Xhoi Malësia tha se opozita i bëri një nder mazhorancës duke bojkotuar zgjedhjet vendore për të parë se cili është votues i pastër i PS-së.
Malësia: Opozita i bëri një nder mazhorancës duke bojkotuar zgjedhjet vendore për të parë se cili është votues i pastër i PS-së. Po të shohësh shifra të PS-së në zgjedhjet e fundit ka qenë rreth 48% dhe besoj se kjo ka të bëjë me përpjekjet për të mbajtur radhët.
Kjo ndodh për shkak të një reforme të mirëfilltë të administratës. Dihet se qeveria pas orarit zyrtar e ka më të lehtë për t’i angazhuar në fushatë për të ruajtur vendin e fundit. Besoj se në pjesën gri Rama ka qenë me gafa, duke thënë se burrat janë gjysmë çyrykë, foli për kërkim fotosh nudo.