Maho: Protesta shënoi ndarjen e ambasadave me Ramën. Askush nuk reagoi kundër opozitës

Gazetari Armand Maho i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” vlerësoi se diçka u arrit nga opozita me protestën e djeshme.

“Për shembull, po vija re gjithë ditën sot nuk kishte asnjë reagim nga ambasadat e huaja në Tiranë dhe është hera e parë që ndodh kjo. Pasi në protestat e mëparshme jemi mësuar me një kakofoni reagimesh kundër opozitës.

Ka një reagim sot, që është nga Krishbaum nuk quhet se është këshilltar i Ramës ai, një njeri që e hoqën nga Parlamenti Evropian dhe e lanë në një cep atje.

Ajo që ka rëndësi është fakti se askush nuk reagoi. Mos harrojmë se kemi një sërë rastesh alarmuese dhe prandaj nuk kanë reaguar ambasadat sot, sepse janë velur me Ramën.

Pra, ajo e djeshmja është një lloj shfryrjeje, se po shkoi përtej molotovit çfarë të presim më? Të marrim armët? Pastaj s’ka protestë, por luftë civile”, theksoi gazetari Armand Maho.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT”

EMISIONET