Maho: Kryeministri do të faktorizojë Bashën me Unikkalitin, Rama nuk po jep llogari për qeverisjen

Maho: Kryeministri do të faktorizojë Bashën me Unikkalitin, Rama

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Armand Maho tha se kryeministri Edi Rama po mundohet që ta faktorizojë Lulzim Bashën me këngët e Unikkatilit.

Maho: Rama po mundohet që ta faktorizojë Bashën me këngët e Unikkatilit. Unë di se Rama është votuar për të dhënë llogari dhe për të bërë ndonjë punë, jo për të dëgjuar repistat. Rama është mësuar me tallavanë e fushatës, pastaj me Noizyn dhe ku e di unë. Problemi është nëse do të ketë ndonjëherë llogaridhënie në një vend ku korrupsioni është një problem numër një.

Merret tani me gjumin e Bashës dhe Unikkatilin. Këto nuk ngjisin gjëkundi. Rama nuk përballet në kuvend dhe nuk del në konferenca me gazetarët. Nuk ka llogaridhënie në asnjë vend për gjithë këto para që vazhdojmë dhe paguajmë.

EMISIONET