Loti 4 i Unazës së Madhe të Tiranës, Balluku: Realizimi fizik ka arritur në 80%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2024, 10:39

Në lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës, që kalon në zonën e Shkozës, ende vijon puna.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku publikoi pamje të kantierit të këtij loti.
Balluku nënvizon se në këtë lot realizimi fizik i punimeve ka arritur në masën 80%.
“Në Unazën e Madhe të Tiranës, puna vazhdon pa u ndalur. Realizimi fizik i punimeve në Lotin 4, ka arritur 80%”, u shpreh Balluku.



