Logu: Arrestimi i Metës në kundërshtim me Kushtetutën, policia duhet të publikojë pamjet

Logu: Arrestimi i Metës në kundërshtim me Kushtetutën,

Përmes një interviste në Ora News, avokati Marash Logu tha se arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është në kundërshtim më kushtetutën.

Ai shtoi se duhet të kishte një reagim nga policia e shtetit duke kërkuar ndjesë publike, qoftë edhe duke ndodhur ndaj një qytetari të thjeshtë. 

Logu: Në radhë të parë është elementi shqetësues për arrestimin e tij, që ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe rregullat e policisë. Kur dikujt i hiqet liria duhet një trajtim njerëzor dhe të respektohen të drejtat e tij. Meta kur është thirru në SPAK është paraqitur para organeve të drejtësisë. Ajo ishte një skenë e shëmtuar dhe në kundërshtim me ligjin.

Duhet të kishte një reagim nga policia e shtetit duke kërkuar ndjesë publike, qoftë edhe duke ndodhur ndaj një qytetari të thjeshtë. Metës iu zu rruga nga dy makina të paidentifikuar dhe ishin të maskuar dhe nuk ka pasur një komunikim zyrtar. Operacione të tilla filmohen dhe duhet të publikohen pamjet e arrestimit, për të parë se cili version qëndron.

EMISIONET