Liderët e BE dhe Ballkanit, në Tiranë për Samitin, Rama shtrëngon duart me Kurtin dhe Mitsotaqisin
Ka nisur pritja e liderëve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet sot në Tiranë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që i ka pritur, në Samitin që do zhvillohet në ambientet e reja të Piramidës.
Lidërët e BE-së, të shteteve anëtare të BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor, do të jenë sot në Tiranë për punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.
Ajo që ra në sy ishte takimi mes dy kryeministrave shqiptarë Albin Kurti të Kosovës dhe Edi Ramës së Shqipërisë, një shtrëngim duarsh që vjen pas një situate të ftohtë mes tyre, të krijuar nga qëndrimet e ndryshme për sulmin terrorist serb në veri të Kosovës.
Pas Kurtit, kryerministri Rama priti edhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Pas pritjes zyrtare, do të nisë edhe sesioni i parë i këtij Samiti.
Sakaq Presidenti i vendit Bajram Begaj është shprehur se mbajtja e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë është një ngjarje historike për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së.