Letra "anonime"/ Veliajn, Ndrecajn dhe Xhafajn i bën bashkë “lufta” kundër SPAK!

Një deklaratë në emër të avokatëve të Erion Veliajt u publikua nga mediat e dirigjuara nga kryebashkiaku ditën e djeshme ku prej 8 pikash sulmohej SPAK-u.
Ndërkaq zbulohet se letra nuk ishte hartuar nga avokatët e Erion Veliajt.
Ditën e djeshme, mediat thonë se kanë kontaktuar me avokatët e kryebashkiakut dhe ata përgënjeshtruan lajmet dhe thanë se do të ndjekin vetëm procedurat ligjore në gjykatë në raste kundërshtie.
Raportohet se letra prej 20 faqesh është dërguar në institucionet ndërkombëtare nga deputeti socialist Plarent Ndreca, i cili është kolegu i Veliajt dhe i pandehur nga SPAK për akuzat për shkelje të barazisë në tenderë.
Rrethi i ngushtë i Veliajt është marrë nën hetim nga SPAK-u dhe duke mos patur zgjidhje përdorin dhe vënë në lojë mbrojtësit ligjor kundër Prokurorisë së Posaçme.
Miqtë e Veliajt kanë nisur të përdorin edhe skema të tilla me letra në emër të njerëzve të tjerë për të goditur SPAK-un.
Plarent Ndreca, një personazh politik i bërë “pis” , ka dërguar ka përgatitur letrën në emër të avokatëve për të mbrojtur Veliajn, thuajse e njëjtë me atë që Ndreca ka publikuar vetë pak kohë më parë kundër SPAK.
Nga ana tjetër, Fatmir Xhafaj është një tjetër politikan i cili me “shpatë” në dorë ka dalë kundër SPAK-ut duke krijuar të ashtuquajtur Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion me synimin për të zgjidhur hallet e njëri-tjetrit.
I zënë më ngushtë ditët e fundit nga drejtësia është krybashkiaku Veliaj pasi akoma pa zbardhur dita është larguar nga Shqipëria duke lënë skenarët Xhafaj- Ndreca të luftojnë SPAK./CNA.al


