Lefter Maliqi shigjeton pa emra kolegët e tij: I drejti zhytet por nuk mbytet

Lefter Maliqi shigjeton pa emra kolegët e tij: I drejti zhytet por nuk

Politikani Lefter Maliqi ka shigjetuar pa përmendur emra kolegët e tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se i drejti zhytet por nuk mbytet.

Postimi:

I drejti zhytet por nuk mbytet!

Të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin. Të paaftët me servilizma, miqësi, intriga dhe joshje përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe nuk ndalen duke e luftuar me çdo skemë e ligësi të aftët.

Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin!

Nga hundët do ju dalë çdo pabesi, intrigë, çdo përfitim i padrejtë dhe keqpërdorim.

Çdo gjë i lihet Zotit! Ler të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit.

Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo!

EMISIONET